Salianji: Ndaloni sulmet ndaj Yuri Kim, Ambasadorë nuk kanë faj për gabimet e dikujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Salianji: Ndaloni sulmet ndaj Yuri Kim, Ambasadorë nuk kanë faj për gabimet e dikujt

Ervin Salianji duke marrë fjalën në mbledhjen jo pak të tensionuar të grupit parlamentar të PD, kërkoi që të mos sulmohet ambasadorja e SHBA, Yuri Kim për llogari të Sali Berishës.

 

Deputeti i qarkut të Korcës, deklaroi në mbledhjen e grupit se  sot selia blu ka plagë të thella në bazë, aty ku demokratët janë të përçarë.

 

Advertisement

Problemet  ne ja kemi shkaktuar njeri-tjetrit. Nuk mund të shpallim fajtorë Ambasadoret për gabimet e dikujt! Neve na ka ndarë jo mbeshtetja ndaj një personi, por mbeshtetja që i kemi dhënë sigles dhe puna për demokratët! Problemi themelor që ka partia sot janë plaget në bazë. Ne duhet ti japim mundësi çdo demokrati të garoje në një proces të besueshem dhe ku jane gjithë palet! Bashkimi vjen duke u bere proces i përbashket!

 

Salianji shtoi se mbledhja e grupit parlamentar duhej zhvilluar 2 javë më parë!

 

Advertisement

Çdo mbledhje pa axhende duket si mbledhje për axhenda okulte. Produkti që kemi nga kjo mbledhje nuk duhet te prodhoje me shume paqartësi, me shume mjegull dhe me shumë ndasi!  Personalizimi i mbledhjes i sherben krijimit te ndasisë dhe propogandimit në publik te ndarjes!

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy