“Sami Frashëri” hapet në shtator/ Veliaj: Shkolla u rindërtua, merr fund mësimi me dy turne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sami Frashëri” hapet në shtator/ Veliaj: Shkolla u rindërtua, merr fund mësimi me dy turne

Muaji shtator duket se do të jetë koha kur do të hapë dyert gjimnazi “Sami Frashëri”, një shkollë tashmë e rikonstruktuar, pas tërmetit të 2019.

 

Kreu i bashkisë Erjon Veliaj inspektoi punimet së bashku me dy ministre, që kanë kryer mësim  në këtë shkollë. Ai tha se me hapjen e saj merr fund edhe mësimi me turne në këtë shkollë.

 

Advertisement

“Sot jemi emocionalisht më të përfshirë sesa me çdo projekt tjetër, sepse kemi kaluar fëmijërinë, adoleshencën tonë, ketu. Nuk do thosha në këto mure, se muret, fasada është e re, klasat janë të reja dhe kemi dyfishin e klasave – kaluam në 45 klasa, 10 laboratorë. Më në fund, ajo që ka qenë problematika më e madhe e ‘Samiut’ edhe në kohën tonë, shkollën me dy turne, e zgjidhëm; turnin e dytë do e përdorim vetëm për komunitetin, për sporte, kurse, kodim e aktivitete të tjera,” u shpreh ai.”

 

Veliaj u ndal edhe akuzat politike dhe kritikat me të cilat u shoqëruan punimet për këtë objekt shkollor.

 

Advertisement

“Shkolla nuk është në Paskuqan, shkolla nuk u shkëmbye me një pallat, shkolla nuk pati spekullime. Sigurisht, janë inxhinierët ata që japin vlerësim nëse shkolla e vjetër mbante apo s’mbante më pas tërmetit, dhe kur flasin inxhinierët e profesionistët ne të tjerët kemi detyrë që ta zbatojmë dhe të sigurohemi që e reja është më e madhe, më e fortë, më e bukur. Sot si “samistë” kemi vetëm një thirrje: Le ta lëmë politikën si një konfrontim sa herë që ka zgjedhje dhe është mëse normale që ne ta kemi, por jo përditë, jo për çdo punë, jo për çdo vepër, se është viti 2022, ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

 

Kjo shkollë do të hapet pas një muaji, dhe do të mirëpresë 1500 nxënës.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy