Samiti BE-Ballkani Perëndimot/ Gjipali: Ja çfarë pritet të prodhojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti BE-Ballkani Perëndimot/ Gjipali: Ja çfarë pritet të prodhojë

Tirana do të mirëpresë në 6 dhjetor samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë.

 

Gledis Gjipali nga Lëvizja Europiane në intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus tregoi arsyet pse mbajtja e këtij samiti është i rëndësishëm.

 

Advertisement

Është i rëndësishëm në radhë të parë se ky samit mbahet për Ballkanin Perëndimor, sepse nuk ka pasur shumë të tillë. Mos harrojmë që nga Samiti i Selanikut u deshën 15 vjet për të arritur në samitin e Sofjes në 2018. Mbajtja e tij me focus në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm. E dyta, mbahet në Tiranë, duke vlerësuar shqipërinë në rrugën e integrimit dhe duke tërhequr vëmendjen e vendeve të tjera të Ballkanit të cilat nuk kanë ndjekur rrugën europiane në qëndrime të ndryshme, sidomos në sanksionet ndaj Rusisë dhe nuk janë të qartë në politikën e tyre drejt BE. Shqipëria ka qenë dukshëm në mbështetje të tyre”, tha ai.

 

Gjipali më tej shtoi se Samiti pritet që të japë mesazhe pozitive për vëmendjen e shtuar që do të kenë në pjesën e rajonit.

 

Advertisement

“Pritet të japë mesazhe pozitive që do ketë vëmendje mbi rajonin dhe gjithashtu do ketë rëndësi për të mbështetur  këto vende me iniciativa të reja ekonomike sicc ka ndodhur në samitet e mëparshme që janë hapur mundësi për investime apo programme të cialt më parë kanë qenë të adresuara vetëm për vendet e BE”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy