Samiti për Ukrainën, Rama: Rusia nuk ia ka dalë të shtypë popullin ukrainas, lufta është një katastrofë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti për Ukrainën, Rama: Rusia nuk ia ka dalë të shtypë popullin ukrainas, lufta është një katastrofë

Kryeministri Edi Rama ka çelur Samitin për Ukrainën që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Në fjalën e tij hapëse, Rama tha se lufta e Rusisë është një katastrofë, teksa shtoi se Putin nuk ia ka dalë të triumfojë deri më tani. Kryeministri theksoi se Shqipëria kërkon një paqe që respekton pavarësinë e Ukrainës.

Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombit me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një njeri, i drejtuar nga një ëndërr  e vjetër e një të shkuare perandorake. Ai nuk ja ka dalë, pavarësisht fuqisë e propagandës, Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas, nuk ia ka dalë të shtyptë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por nuk është sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë. Hedh sytë rreth kësaj tryeze, të gjithë ne këtu në BP jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për të folur për sfidat tona, për të planifikuar të ardhmen tonë”, tha Rama në fjalën e tij.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mikpritën së bashku, liderët pjesëmarrës në Samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, i cili zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Advertisement

Ky takim me rëndësi të posaçme mbledh në një tryezë diskutimi liderët: Borjana Krišto, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës; Maia Sandu,  Presidente e Moldavisë; Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës; Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut; Aleksandar Vučić, President i Serbisë; Andrej Plenković, Kryeministër i Kroacisë dhe Jakov Milatović, President  i  Malit të Zi – për të dëshmuar edhe njëherë vlerat e përbashkëta të vendeve në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy