“Sarajet e Toptanëve”/ Ministrja Margariti: Ruajmë identitetin e godinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sarajet e Toptanëve”/ Ministrja Margariti: Ruajmë identitetin e godinës

“Sarajet e Toptanëve”, një prej ndërtesave identifikuese të kryeqytetit, kalon në pronësi të bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur vendimin e shpronësimit me vlerë 2.5 milionë dollarë, që e mban këtë kompleks një muze për të evokuar traditën.

Por si do të jetë e ardhmja e ndërtesës historike? Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet për Vizion Plus mbi projektin e rijetësimit në bashkëpunim edhe me Shtetet e Bashkuara.

 

ELVA MARGARITI

Advertisement

MINISTRE E KULTURES

 

“Ashtu siç parashikon dhe ligji ne kemi filluar një projekt rezibiliteti, kemi hedhur idetë se çfarë funksionesh mund të ketë,  e lidhim me historikun e godinës. Ka historikun e një godine libri dhe do e rikthejmë atë. Duke pasur parasysh edhe që hapësirat e librit janë hapësira të munguara dhe ky është dhe misioni i qeverisë që te rikthej të bukurën autentiken me funksionet dhe hapësirat e reja për të rinjtë dhe jo vetëm. Është një projekt në bashkëveprim me qeveritë e huaja, mendoj se është një nga nismat e mira të kësaj qeverie. Shumë shpejt me përfundimin e këtij procesi që i hapim rrugën me këtë VKM nga janari 2022 do të kemi hapa më konkret.”

 

Advertisement

Gjatë gushtit të këtij viti kjo banesë historike u rrezikua nga një zjarrvënie, e cilësuar si e qëllimshme. Ndaj sipas ministres ishte i nevojshem ky projekt që nuk do të cenojë aspak vlerat godinës.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

Advertisement

 

“Është një monument, i cili ka vlerat e veta për banesat tiranase, për aristokracinë që ai përfaqëson pra ka vlera jo vetëm arkitekturore, por kulturore sepse ka qenë siç e thash banesë e librit. Do ta shikojmë me detaj në çdo element konstruktiv, estetik, funksional edhe projekti patjetër në qëllimin e tij thelbësor ka ruajtjen e godinës”.

 

Edhe shumë ekspertë shprehen se ky rikonstruktim është ndërhyrja më e mirë që mund të bëhet për të ruajtur vlerat e vërteta të këtij monumenti kulture.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy