Sarandë/ 52-vjeçari rrëzohet në vendin e punës dhe humb jetën, procedohet pronari i hotelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sarandë/ 52-vjeçari rrëzohet në vendin e punës dhe humb jetën, procedohet pronari i hotelit

Një 62-vjeçar në Sarandë ka humbur jetën aksidentalisht, pasi është rrëzuar në ambientin e punës. Raportohet se lidhur me këtë rast është proceduar në gjendje të lirë pronari i hotelit, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

 

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 74 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në hotelin në pronësi të tij, gjatë procesit të punës, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi E. K., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, sqaron policia.

 

Advertisement

Policia e Sarandës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy