“S’dua të flasë më si palë”/ Duma pas mbledhjes së PD: Biseda, e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’dua të flasë më si palë”/ Duma pas mbledhjes së PD: Biseda, e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët

Deputetja e Partisë Dekokratike Grida Duma dha sinjale për bashkimin e kësaj force politike.

 

Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së thirrur nga Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit, Duma tha se fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët.

 

Advertisement

Deputetja në nisje të reagimit të saj theksoi se nuk do të flasë më si palë e një grupimi brenda PD-së.

 

Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flas më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt  bashkimit”, tha Duma.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy