Së shpejti të gjithë do të shijojnë misteret e detit Adriatik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Së shpejti të gjithë do të shijojnë misteret e detit Adriatik

Vendi ynë mund të ketë shumë site arkeologjike, por projektet për t’i nxjerrë ato në pah janë të pakta. Një nga këto site, që mendohet me një potencial të lartë arkeologjik, është pikërisht qyteti i Durrësit. Në këtë qytet, veçanërisht përsa i përket pasurive nënujore, ka filluar një nismë e cila mund të ketë një vlerë të madhe nëse ka rezultate.

Së fundmi, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Durrës dhe disa partnerë të tjerë nga vendet e BE, po zhvillojnë një projekt të ri të fokusuar në kërkimin arkeologjik nënujor. Projekti i parashikuar të zgjatë deri në shkurt të këtij viti, ka për qëllim promovimin dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore në zonën e ADRION-it.

Dy nga zonat e pikasura si zona me potencial të lartë nga eksperti i arkeologjisë, Prof.Dr.Adrian Anastasi, janë zona e Currilave dhe zona e Kepit të Rodonit. Në këto dy zona ka patur 88 gjetje arkeologjike, të cilat janë përgatitur për të qenë pjesë e Muzeut Arkeologjik, në pjesën e dedikuar arkeologjisë nënujore.

Advertisement

Ky është një nga projektet që do të sillte pasuri të jashtëzakonshme për qytetin bregdetar, i cili ka mundësi të zhvillojë mjaft mirë turizmin arkeologjik, ndaj rëndësia e tij bëhet gjithmonë e më e madhe.

Ndërkaq, në kuadër të këtij projekti, është realizuar edhe një vizitë studimore dhe mediatike në këto dy zona. Në këtë vizitë sigurisht morrën pjesë përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, Qendrës Muzeore Durrës, ekspertë të fushës, operatorë turistikë dhe gazetarë të specializuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy