Seanca e radhës për Gërdecin, Mihal Delijorgji refuzon të dëshmojë në gjyq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seanca e radhës për Gërdecin, Mihal Delijorgji refuzon të dëshmojë në gjyq

Në seancën e sotme në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”, u paraqit si i thirrur nga SPAK Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanisë “Alba Demil”. Ai refuzoi të dëshmojë në gjyq duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji.

Më pas avokatët dhe prokuroria kërkuan që të administrohen në dosjen gjyqësore dëshmitë e dhëna më herët prej tij si person nën hetim dhe i pandehur. Edhe në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdar dhe Luan Hoxha.

Për Denis Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi.

Në seancë Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë për mënyrën e marrjes së dëshmive të shtetasve amerikan, me videokonferencë, ndërsa gjykata tha se deri më tani është në fuqi vendimi që dëshmia e tyre të bëhet me letërporosi. Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9.

Advertisement

Ish-ministri Mediu tha për mediat se dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë të dëshmojnë, çka tregon se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë.

“Besoj është gjëja më e drejtë që nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta. Letërporositë janë një akt formal. Nuk e kuptoj pse nuk u bë në atë formë kur drejtësia amerikane e ka mundësuar.
Duket që prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë dëshminë. Mospërgjigja e tyre tregon që edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë”, tha ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy