Seanca maratonë, Kuvendi nuk miraton emrat e rinj të KLGJ-së dhe KLP-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seanca maratonë, Kuvendi nuk miraton emrat e rinj të KLGJ-së dhe KLP-së

Pas seancë maratonë, Kuvendi votoi këtë të enjte për pikat e parashikuara në rendin e ditës.

Edhe emrat e përzgjedhur në raundin e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk u miratuan nga deputetët.

Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota. Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjet dhe rezolutat në rendin e ditës.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (raundi i dytë) mori 67 vota pro, 3 kundër  dhe 1 abstenim.

Advertisement

Ndërsa, me 65 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenim nuk është miratuar as Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (raundi i dytë).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy