
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theoharis Lalakos dhe ambasadori grek në Shqipëri pritet të takojnë kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët u arrestuan pasi u akuzuan për shitblerje të votave.
Mediat greke shkruajnë se sipas burimeve diplomatike, sipas udhëzimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Theocharis Lalakos, do të vijë sot në Shqipëri , për të takuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri .
Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e çështjes.