Sekuestrimet nuk prekin banorët/ Lame: Qytetarët nuk penalizohen për shkak të ndërtuesve abuzues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrimet nuk prekin banorët/ Lame: Qytetarët nuk penalizohen për shkak të ndërtuesve abuzues

Aksioni i nisur nga qeveria për të sekuestruar katet shtesë apo ndërtimet pa leje, nuk do të cenojë qytetarët që kanë lidhur një kontratë shit-blerje.

 

 

 

Advertisement

Deklarata është bërë nga kreu i kadastrës shqiptare Artan Lame, sipas të cilit çdo shkelje e bërë nga ndërtuesit, nuk do të reflektohet tek blerësi, i cili do t’i nënshtrohet legalizimit.

 

 

 

Advertisement

ARTAN LAME

KREU I KADASTRES

“Qëllimi i këtij Vendimi është që të mos penalizojë qytetarët që kanë blerë në këto pallate dhe fakti i sotëm që ne po vazhdojmë legalizimin e pallateve e braktisura nga ndërtuesi, është një shembull që tregon një ndarje të qartë mes hallit të qytetarëve që kanë blerë një apartament apo njësi shërbimi dhe qejfit të tyre që kanë shkelur lejet dhe që duhet të paguajnë për shkeljet që kanë bërë”- u shpreh Lame.

 

Advertisement

 

 

Kreu i Kadastrës ishte në Kombinat ku u legalizuan disa pallate të braktisura nga ndërtuesit. Sipas statistikave 3 në çdo 4 pallate të ngritura 25 vitet e fundit, i nënshtrohen legalizimit për shkak të shkeljeve të kryera.

 

Advertisement

 

Lame njoftoi gjithashtu se për të gjithë ndërtuesit që janë në shkelje të lejeve, po rifreskohet marrëveshja me bashkinë e Tiranës, për të mos u pajisur më me leje ndërtimi, pa i mbyllur procedurat e mëparshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy