Sekuestrohen 1.7 milionë euro të falsifikuara në Rinas/ Arrestohet 53-vjeçari nga Kameruni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen 1.7 milionë euro të falsifikuara në Rinas/ Arrestohet 53-vjeçari nga Kameruni

Një sasi prej 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara janë sekuestruar nga policia në aeroportin e Rinasit.

 

Në kuadër të  operacionit “Lastra”u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kamerunas Josoue Ngankam, 53 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme). Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtatas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

 

Advertisement

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy