Sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri/ Pronat ishin të Albert Topuzit, i arrestuar në Itali për prostitucion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri/ Pronat ishin të Albert Topuzit, i arrestuar në Itali për prostitucion

Gjykata e Elbasanit vendosi sekuestro preventive për disa pasuri në pronësi të 46-vjeçarit Albert Topuzi, pasi  dyshohet se kanë ardhur nga veprimtari kriminale.

 

Në total u sekuestruan: një vilë trekatëshe dhe një dykatëshe, tre apartamente, disa automjete, katër sipërfaqe ndërtimi si dhe një aktivitet tregtar.

 

Advertisement

Vlera e të gjithë aseteve, sipas policisë, shkon në rreth 3.5 milionë euro.

 

Vendimi u dha pas hetimeve të kryera nga organi i akuzës dhe policia, pasi 46-vjeçari Albert Topuzi, më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për “Shfrytëzim të Prostitucionit”.

 

Advertisement
Albert Topuzi
Albert Topuzi

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy