Sekuestrohen 40 mijë paund në Rinas, procedohen dy shtetas të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen 40 mijë paund në Rinas, procedohen dy shtetas të huaj

Policia Kufitare ka sekuestruar 40 mijë paund të padeklaruara në aeroportin e Rinasit. Në njoftimin e policisë thuhet se shuma vjen nga dy shtetas të huaj, një italian dhe një anglez. Të dy këta shtetas kanë tentuar të deklarojnë në mënyrë të paligjshme nga 20 mijë paund secili.

 

“Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez Ë. A., iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin anglez Ë. A., 39 vjeç, banues në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

 

Advertisement

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetases italiane E. M., iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen italiane E. M., 32 vjeç, banuese në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave”, thuhet në njoftim.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy