
Vetëm pak ditë pasi përfundoi në prangat e SPAK, Gentian Sharrës, një emër i njohiur I botës së krimit, i sekuestrohen pasuritë në Elbasan.
Nën sekuestro u vendos një vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, një biznes fason, 4 automjete si dhe mbi 30 mijë metra katrorë tokë arë. Vlera totale e të gjitha pasutrive shkonë në rreth 5 milionë euro.
Sipas policisë, të gjithë këto prona dyshohet se janë vendosur përmes të ardhurave nga veprimtaritë kriminale e Gentian Sharrës. Operacioni i koduar “Illeagal Assets” u zhvillua pas hetimeve të kryera nga prokuroria e Elbasanit.
Një pjesë të pronave 48-vjeçari e kishte kaluar në pronësi të babait të tij, Mustafa Sharra.
ARDIAN ÇIPA
DREJTOR I POLICISE ELBASANNga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
Gentain Sharra ka qenë i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Emri i tij, doli dhe në grabitjen e Rinasit. Sharra mori me qera servisin në Elbasan, ku u modifikua furgoni që përdorën grabitësit.
48-vjeçari u arrestua gjatë operacionit policor “Golden Bullet”, pasi doli si i përfshirë në disa grabitje gjatë rrëfimit të bashkëpunëtorëve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha.
Në dosjen e SPAK, Sharra cilësohet si mik i ngushtë i Talo Çelës dhe se ka marrë pjesë në vjedhjen me dhunë të banesës së Hamit Hxhias në Shijak në vitin 2013 si dhe në një grabitje tjetër në vitin 2011.