Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln euro në Tiranë, burim i trafikut të drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln euro në Tiranë, burim i trafikut të drogës

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Finalizohet operacioni policor i koduar “MILANO”.

 

Në kuadër të këtij operacioni policor  u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Kristaq Mahmutaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Ky shtetas, më datë 15.03.2021, është ekstraduar drejt Italisë, pasi është arrestuar gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.

 

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2.000.000 euro, konkretisht:

 

Advertisement

•Një ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy