Sekuestrohen 84 pako me kanabis si çokollatë në Lezhë, tre të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen 84 pako me kanabis si çokollatë në Lezhë, tre të arrestuar
Arrestohen në pranga 3 shtetas që lëviznin me 11 kg kanabis çokollatë në automjetin e tyre nga policia e Lezhes.
Uniformat blu kane sekuestruar 84 pako kanabis e përpunuar si çokollatë me peshë totale 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare.
Policia kishte marre informacion se disa persona po lëviznin në Lezhë, me 2 automjete, ku brenda njërit prej tyre kishte lëndë narkotike të përpunuar si çokollatë të cilën donin ta shisnin, ndërsa te automjeti tjetër ishin shtetas që shoqëronin dhe ruanin automjetin me lëndën narkotike,.
Gjatë këtij operacioni, në dalje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetet e dyshuara, në lëvizje, për të cilat kanë ndërhyrë dhe i kanë ndaluar menjëherë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi I. H., në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 11 kilogramë.
Ndërsa në automjetin tjetër, nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm, por vetëm 2 shtetas që shoqëronin dhe ruanin automjetin ku ndodhej lënda narkotike.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 3 shtetasit, konkretisht:
-I. H.,50 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit ku ishte lënda narkotike, dhe M. D., 52 vjeç e P. Rr., 40 vjeç, të dy banues në Shkodër, shtetasit që lëviznin me automjetin shoqërues.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy