Serbët kalojnë natën në çadra, vazhdon bllokimi i kufirit Kosovë-Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serbët kalojnë natën në çadra, vazhdon bllokimi i kufirit Kosovë-Serbi

Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë.

Forcat e Policisë së Kosovës ka qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë për reciprocitet për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Në shenjë proteste, serbët e Kosovës kanë kaluar natën në çadra, duke bllokuar rrugën

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa.

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.

Vuçiç e ka përshkruar situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

Disa orë pas këtyre deklaratave të Vuçiçit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të respektuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie”, ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.

Advertisement

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

“I bashkohemi BE-së në thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga veprimet e mëtejme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë, pa asnjë vonesë”, është thënë në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.. SI

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy