Serbët nuk heqin dorë nga Rusia, Brnabiç: Nuk do të vendosim sanksione, do ta mbrojmë këtë pozicion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serbët nuk heqin dorë nga Rusia, Brnabiç: Nuk do të vendosim sanksione, do ta mbrojmë këtë pozicion

Ish-ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka shpërndarë në Facebook, deklaratën e bërë gjatë ditës së sotme nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç, e cila thekson qartë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj individëve dhe kompanive ruse.

Ndërsa e shoqëron statusin e Brnabiç me përshëndetjen ruse Dasvidania (Mirëupafshim).

Postimi i Majkos:

“Pozicioni i Serbisë është i qartë… Nuk është në interesin tonë jetik të vendosim sanksione kundër individëve dhe kompanive ruse dhe do ta mbrojmë këtë pozicion.” (Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç)

Advertisement

https: //www.srbija.gov.rs /…/ serbia-mbron-kombëtare …

Dasvidania (Mirëupafshim)

Kryeministrja serbe Brnabiç në një intervitë për televizionin Prva ka theksuar se Serbia do të vijojë të ndjekë të njëjtën politikë të jashtme, dhe askush nuk mund të ankohet për qendrimin e saj.

Ajo nënvizoi se Serbia, në përputhje me interesat e tij jetike, nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Advertisement

Serbia do të përfaqësojë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së qëndrimet e miratuara në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha kryeministrja Brnabiç ndërsa paralajmëroi se po përballemi me ditë të vështira dhe kohë të vështira.

‘Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës, ashtu siç duam që të respektohet integriteti i Serbisë dhe në përputhje me interesat tona jetike, nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Gjithashtu, ne duam të ruajmë neutralitetin tonë ushtarak, prandaj morëm vendimin që pjesëtarët e ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme të pezullojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara me vendet e tjera deri në një njoftim të dytë, nënvizoi Brnabiç.

Ajo tha se Serbia po ruan paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

‘Për këtë arsye do të kemi edhe më shumë mirëkuptim, durim, do të jemi më fleksibël në raport me deklaratat e pamatura politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Serbia mbron interesat kombëtare, respekton ligjin ndërkombëtar’, përfundoi Brnabiç

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy