Serbia del hapur: Nuk do marrim anën e armiqëve të Rusisë, edhe pse do na bëjnë presion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serbia del hapur: Nuk do marrim anën e armiqëve të Rusisë, edhe pse do na bëjnë presion

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, duke komentuar ngjarjet e fundit në tensionet Rusi-Ukrainë, tha se Serbia nuk i “prish” marrëdhëniet e saj miqësore me Rusinë, teksa tha se “ne edhe vet kemi probleme me integritetin tonë territorial”.

“Pavarësisht presioneve, populli serb kurrë nuk do të merr anën e atyre që janë armiqë të Rusisë”, vuri theksin ai.

Daçiç gjithashtu tha se “Serbia natyrisht se nuk do t’i gjakosë duart në një luftë vëlla-vrasëse”.

“Nga pikëpamja analitike, ka pak e më pak hapësirë për diplomaci. Në anën tjetër, nga pozicioni i një burrështetasi serb, më duhet të them se jemi të shqetësuar për këtë situatë”, tha Daçiç në Tv Happy.

Advertisement

“Ne jemi në dijeni se edhe vet kemi probleme me integritetin territorial, dhe se do të na bëhet presion të marrin vendime për të marrë masa.

Nuk e dimë se çfarë tjetër do të ndodhë, por nëse shtrëngohen sanksionet, është e mundshme që disa masa të caktuara ushtarake do të merren, se disa vende të rajonit do të deklarohen”, vazhdoi Daçiç.

Ai tha se Serbia do të ndjekë interesin shtetëror të saj, “dhe nuk do të prishë marrëdhëniet miqësore të saj me Rusinë”.

“Është e lehtë të fillosh lufta në territore të huaja, ndaj edhe u bëj thirrje Rusisë dhe Ukrainës të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të mos lejojnë të tjerët të përfitojnë nga konflikti i tyre”, tha Daçiç.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy