“Sezon fantastik”/ Rama: 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera zbarkuan në Portin e Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sezon fantastik”/ Rama: 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera zbarkuan në Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama thotë se ky sezon ka qenë fantastic për Portin e Durrësit.

 

Sipas tij një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike janë dhe 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare.

 

Advertisement

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se turistët do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi.

 

“Lurssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit

 

Advertisement

Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy