14 orë debate e diskutime/ Miratohet projekti për Portin e Durrësit, Rama mungon në votim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
14 orë debate e diskutime/ Miratohet projekti për Portin e Durrësit, Rama mungon në votim

Pas 14 orësh debate, u miratua me 74 vota pro dhe 35 kundër projekti për Portin e Durrësit, ndërsa vetë kryeministri Rama mungoi në momentin e votimit.

 

Seanca e djeshme plenare u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza nga ana e opozitës, e cila e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdha.

 

Advertisement

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në një fjalim të gjatë mbrojti këtë projekt, duke thënë se është historik, dhe u shpreh se do të bëhet edhe pa dëshirën e opozitës.

 

Projekti parashikohet të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamente dhe 2 hotele me 850 dhoma në total. Faza e parë nis në 2023 e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy