“Shalqini “iu ngel në derë” fermerëve/ Çmimi 14 lekë/kg, askush nuk shkon ta blejë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shalqini “iu ngel në derë” fermerëve/ Çmimi 14 lekë/kg, askush nuk shkon ta blejë

14 lekë e nxjerrin në shitje shalqirin fermerët e zonës së Kallmit në Fier, por edhe pse çmimi është shume i ulët sërish nuk kanë treg.

 

Një pjesë e mirë e tyre kanë grumbulluar prodhimin e presin tregtarët, ndërsa ka raste që askush nuk vjen për ta blerë.

 

Advertisement

 

FERMER

Prodhim ka, por nuk ka shitje. Tregtari do ta marrë për fitimin e tij. Një kilogramë ben 14 lekë. Plehrat janë 120 mijë leke kuintali. Shpenzimet të mëdha dhe kosto nuk del. Po s’pati treg eksport, malli nuk shitet. Ne presim të vijnë ta blejmë. E shikoni, e kemi këputur, presim të vijë makina. Po nuk erdhi malli do iki.

 FERMER

Advertisement

Cmimi sa po vjen e po bie. Nga 20 leke/kg që ishte vajti me 15 lekë/lkg plehrat. I kemi hedhur pleh me 130 mijë lek kuintali. Mendoje, nuk po kapim shpenzimet tona. Plehrat me 130 mijë lekë kuintali dhe grurin e kërkojnë me 32-33 lekë. Është turp. Shalqirin me të pritur nga Tirana. Po nuk u shit brenda 3 – 4 ditëve, mbaroi.

 

Çmimet e plehrave dhe imputeve kanë qenë të larta, dhe si çdo kulturë tjetër në këtë periudhë, përballimi i kostos së prodhimit është thuajse i pamundur.

 

Advertisement

 

FERMER

 

Duam ndihme nga qeveria. Ja unë fermer, jam me NIPT me të gjitha, s’kam marrë naftë. Jo në bashki, jo në komunë, ku të shkoj unë. Ai i ka emrat tanë, pse nuk na i jep naftën që na takon.

Advertisement

 

FERMER

13 dylym kemi mbjellë. Kemi harxhuar shumë lekë se janë rritur plehrat. Kostoja është shumë e madhe dhe çmimi është shumë i ulët. Sivjet është më shumë sepse kane qene më shumë plehrat . Nëse vjet paguanim 50 mijë lekë sivjet ka shkuar 130 mijë një dorë plehu. Dhe shalqiri e do çdo javë një dorë pleh. Plus plastmasi është rritur gjithashtu. Po nafta e benzina që ne vaditim me pompa.

 

Advertisement

Vitet e shkuara shalqiri është marrë nga tregtarët e shumicës direkt në fushë, gjë që fermerët presin të ndodh edhe këtë vit, por duket se gjasat janë të pakta.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy