SHBA futi në “listën e zezë” familjen Berisha, reagon për herë të parë Armina Mevlani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Blogerja Armina Mevlani, nusja e familjes Berisha nuk ka hezituar që të reagojë edhe ajo për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.

Ndërsa e konsideron një vendim politik, ajo thekson se nuk i intereson gjë tjetër përveç shëndetit të njerëzve të dashur.

Advertisement

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina Mevlani.

Një ditë pasi SHBA  e shpalli person të padëshiruar, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se ka ngritur padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy