Shembet pallati te “Myslym Keta”/ Banorët nxirren nga ndërtesa, gjykata i jep të drejtë bashkisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembet pallati te “Myslym Keta”/ Banorët nxirren nga ndërtesa, gjykata i jep të drejtë bashkisë

3 vite pas tërmetit të nëntorit 2019, pallati në rrugën “Myslym Keta” në njësinë numër 4 në kryeqytet u shemb nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Në vitin 2020, Instituti i Ndërtimit e kishte shpallur të pabanueshëm.

 

Në ndërtesë jetonin 90 familje, dhe bashkia e Tiranës ka dhënë zgjidhjen duke strehuar në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen “5 Maji”.

 

Advertisement

30 familje e kanë pranuar këtë zgjidhje, ndërsa 16 nuk e kanë firmosur aktmarrëveshjen.

 

Dy ditë më parë është bërë ndërprerja e ujit dhe energjisë elektrike duke i lajmëruar për prishjen e pallatit.

 

Advertisement

Por rezistenca bëri që ata të dilnin nga banesat që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne dhe IKMT nisi shembjen pa pritur të jepej vendimi i Gjykatës .

 

Disa prej tyre shprehen se bonusi i qirasë i ofruar nga Bashkia është i pamjaftueshëm.

 

Advertisement

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe i dha të drejtë Bashkisë për prishjen e pallatit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy