Shembja e pallateve të vjetra/ Shkreli: Ekspertiza të thelluara për të parë sigurinë e ndërtesave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembja e pallateve të vjetra/ Shkreli: Ekspertiza të thelluara për të parë sigurinë e ndërtesave

Kontrolli i pallateve dhe objekteve të tjera të ndërtuara mbi 50 vite më parë do të bëhet për të parë sigurinë e tyre në rastet e termeteve. Deklaratën e bëri Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli.

 

Sipas tij, bëhet fjalë për ekspertiza të thelluara për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve.

 

Advertisement

Në rast se vlerësohet se objekti privat ose publik, nuk përmbush kushtet teknike, ai mund të riparohet ose mund të shembet.

 

ARTAN SHKRELI

 

Advertisement

DREJTOR I INSTITUTIT TË NDËRTIMIT

 

“Ky proces do i hapë rrugë rritjes së cilësisë së banesave private dhe publiek. janë të bëra me materiale që amortizohen. ka mjaft ambiente që ne kemi ankesa. do i kalojë qeverisjes vendore. .  kjo nuk është një proces që ka për qëllim shembjen e objekteve. është një proces që ka nevojë për rimëkëmbje të godinave për të ardhur në norma sizmike të periudhës ku jetojmë.”

 

Advertisement

Sipas kreut të Institutit të Ndërtimit, ky vendim që duhet të kishte nisur kohë më parë, do të ndahet në disa faza.

 

ARTAN SHKRELI

 

Advertisement

DREJTOR I INSTITUTIT TË NDËRTIMIT

 

“Proces që do te jetë i zgjatur në kohë. do filloj me godinat mbi 50 vjecare. jemi të vonuar në këtë proces duhet të kishte filluar më kohë.  Në fazën e 2 kjo punë do të lehtësohet dhe do të implementohen mirëmbajtjet nga bashkitë.

 

Advertisement

Subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e qeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy