Shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët, 15-vjeçarja që ka lexuar 300 libra: Shoqet më thonë “jeto pak më tepër”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët, 15-vjeçarja që ka lexuar 300 libra: Shoqet më thonë “jeto pak më tepër”

Bota në të cilën ajo jeton është shumë e bukur. Ester Bumi është vetëm 15 vjeç dhe  ka lexuar pothuajse 300 libra. Por sa libra synon të lexojë? Këtë dhe të pathënat nga udhëtimi i saj në botën e librave, i tregon sot në “Vizioni i Pasdites” përballë moderatores Brikena Prifti.

Ester Bumi: Pasioni për librat ka nisur që në klasë të tretë dhe mendoj se nuk do të mbarojë kurrë. Libri që më shtyu në këtë botë magjike ishte “Lamtumirë guacka ime”. E kam lexuar në klasë të tretë, atëherë kur filloi gjithçka. Viktor Canosinaj është shkrimtari im i preferuar shqiptar. Unë eksperimentoj me të gjitha zhanret. I pëlqej të gjithë. Fantastikë, romancat, historitë e vërteta, thrillers. Nuk është e rëndësishme të bësh garë me veten nëse do ta mbaroj këtë libër brenda një afati që i ke caktuar vetes, e rëndësishme është ta shijosh. Një libër me mbi 300 faqe, e lexoj për 3-4 ditë. Nuk është zhukur plotësisht pasioni për librin. Mund të gjesh tek-tuk të rinj që e pëlqejnë librin, por më shumë janë të fokusuar te teknologjia. Ka shoqe që më thonë “jeto pak më tepër” sepse librin aty e ke, mund ta lexosh. Edhe kur takohemi nuk ka biseda, më shumë janë në rrjetet sociale. Libri është një ndihmesë aq e bukur, aq e shpejtë.  Pasioni më i madh i çdo fëmijë që lexon është të shkruajë. Fillon dhe t’i nxit mendimet e brendshme. Unë kam një bllok të vogël dhe shkruaj çdo gjë aty. Akoma nuk kam menduar universitetin dhe profesionin. Unë i adhuroj shkencat ekzakte dhe jam shumë e mirë. Piktura gjithashtu është një pasion i imi që më merr kohë. Është e vështirë të zgjedh diçka. Që e vogël më pëlqente mjekësia dhe vazhdoj ta pëlqej. Por më pëlqen edhe arkitektura duke qenë se lidhet me pjesën e pikturës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy