Shërbyesja gjen pa shenja jete të moshuarën në banesën e saj në Përmet/ Dyshohet se është dhunuar e vrarë nga bashkëshorti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shërbyesja gjen pa shenja jete të moshuarën në banesën e saj në Përmet/ Dyshohet se është dhunuar e vrarë nga bashkëshorti

Mëngjesin e kësaj të diele një 80-vjeçare me iniciale A.P në Përmet është gjetur pa shenja jete në banesën e saj nga shërbyesja.

 

Policia thotë se nga kqyrja, trupi i viktimës ka ka pasur shenja e dyshohet se është goditur me shkop druri nga bashkëshorti i saj.

 

Advertisement

Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë nga policia.

 

Përmet/ Informacion paraprak.

 

Advertisement

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

 

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy