Sherr masiv mes disa personave në Korçë, njeri prej personave me fraktura serioze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr masiv mes disa personave në Korçë, njeri prej personave me fraktura serioze

Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” në Korçë, ku njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar me sende të forta.

Sipas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Korçës I dëmtuari ka marrë fraktura serioze por ngelet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, bën të ditur policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy