Sherr me thika dhe leva në Berat, vëllezërit bëjnë për spital dy të rinj: Pse më gërvishte makinën?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr me thika dhe leva në Berat, vëllezërit bëjnë për spital dy të rinj: Pse më gërvishte makinën?

Dy të rinj janë plagosur mbrëmjen e sotme në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uznovë”, në dalje të qytetit të Beratit, ku të rinjtë, pasi janë gërvishur me mjetet e tyre, kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur.

Kanë qenë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj, 27-vjeç, automjetit tip Ford Fokus.

Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë. Nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë.

Rreth orës 19:50, në lagjen “Uznovë”, Berat, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit D. D., 28 vjeç dhe D. D., 30 vjeç, (vëllezër), janë konfliktuar fizikisht,  kanë goditur me sende të forta dhe u kanë thyer xhamat e mjeteve shtetasve Xh. H., 27 vjeç dhe Xh. K., 24 vjeç, të dy banues në Uznovë, të cilët po marrim mjekim në Spital, pa probleme për jetën.

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy