
Një sherr midis dy të miturve është shënuar ditën e sotme brenda ambienteve të shkollës së mesme të Bucimasit në Pogradec.
Burime bëjnë me dije se nga sherri të dy të miturit kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë ndërkohë që minorenët janë pjesë e së njëjtës klasë dhe sherri ka nisur për motive të dobëta.
Advertisement
Pjesë e konfliktit janë bërë dhe të tjerë të mitur të cilëve u është marrë deklarimi, ndërkohë që çështja ju referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.