
Shpallet në kërkim një vajzë në Fier, pasi akuzohet se ka dhunuar mjeken dhe një infermiere.
Vilo Selimaj 28 vjeçe, banuese në Levan, sipas policisë, për motive të dobëta ka goditurmjeken Erjola Minjo dhe infermieren Erlinda Shuli.
Advertisement
Vizion Plus mëson se vajza kishte dërguar nënën për mjekim në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit, ku ka pasur edhe debatin me personelin shëndetësor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases V. S., 28 vjeçe, banuese në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetaset E. M dhe E. Sh (me detyrë mjeke dhe infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit).
Advertisement