Sherri mbretëror/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunë në familje, po hetohet kush e nxori videon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherri mbretëror/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunë në familje, po hetohet kush e nxori videon

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në Familje” pas denoncimit të Princ Lekës se ishte dhunuar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia.

Gjithashtu po verifikohet edhe burimi se kush e ka publikuar videon e sherrit, pasi ditën e djeshme qarkulloi gjerësisht në media.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale

Advertisement

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Advertisement

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy