Sherri me policët për të dashurin/ pranga vlonjatit, proçedohet partneria e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherri me policët për të dashurin/ pranga vlonjatit, proçedohet partneria e tij

Një vlonjat u prangos ndërsa e dashura e tij u procedua penalisht pas sherrit me efektivet e policisë mbremjen e të martës.

Shtetasi Sh. A. është arrestuar ndërsa  është proceduar në gjendje të lirë shtetasja K. U.

32 vjeçari dhe e reja kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

 

Advertisement

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë shtetasja që e shoqëronte. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, gjatë patrullimit në sektor, në bulevardin “Ismail Qemali”, kanë konstatuar një automjet tip “Kia”, drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor. Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor.

Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. A., së bashku me shtetasen K. U., e cila e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy