Sherri në familje për lekët e legalizimit të shtëpisë; gruaja plagos me thikë burrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherri në familje për lekët e legalizimit të shtëpisë; gruaja plagos me thikë burrin

Një konflikt brenda familjes në Durrës për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

 

Asije Stafa, 74-vjeçe plagosi me thikë në banesë bashkëshortin e saj 78-vjeçar Ahmet Stafa, pas një debati për çështjen e pronave. Konflikti mes çiftit nisi fillimisht verbalisht, por më pas situata u përshkallëzua.

 

Advertisement

I moshuari e goditi bashkëshorten me sende të forta, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj duke e qëlluar me thikë. Si pasojë e goditjeve, të dy morën plagë të shumta në trup.

 

Ata u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, shkak për konfliktin u bë legalizimi i banesës.

 

78-vjeçari kishte paguar një shumë të madhe lekësh për të marrë certifikatën e pronësisë, por kjo gjë nuk ishte pranuar nga bashkëshortja e tij.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy