
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas brazilian, i cili shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare, po ashtu shtetase braziliane.
Gjithashtu janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Daily rent” vuri në pranga shtetasit brazilianë A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.
Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari./vizionplus.tv