I dënuar nga Italia për prostitucion, arrestohet në Elbasan 56-vjeçari me tre emra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I  dënuar nga Italia për prostitucion, arrestohet në Elbasan 56-vjeçari me tre emra

Një 56-vjeçar  i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” është arrestuar në Elbasan.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy