I dënuar për trafik narkotikësh në Itali/ Kapet 42 vjeçari në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar për trafik narkotikësh në Itali/ Kapet 42 vjeçari në Elbasan

Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh në Itali, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

 

Policia bën me dije se Klodjan Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, është arrestuar me qëllim ekstradimi në drejtim të vendi fqinj.

 

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy