Shi dhe borë, çfarë ndodh me temperaturat ditën e enjte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shi dhe borë, çfarë ndodh me temperaturat ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik dhe  masa ajrore të lagështa.

Moti  do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës.

Në zonën e Alpeve dhe relievet  malore mbi 1000 m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati  i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Advertisement

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 11°C                                                                                                                                                        

në zonat e ulëta 6 deri 18°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 9 deri 18°C

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy