“Shijaku pagoi Inceneratorët”/ Partia e Lirisë: Publikohen dokumentet, plehrat nuk janë djegur falas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shijaku pagoi Inceneratorët”/ Partia e Lirisë: Publikohen dokumentet, plehrat nuk janë djegur falas

Partia e Lirisë ka ridenoncuar Bashkinë e Shijakut për lidhjen e një marrëveshjeje me kompaninë e inceneratorëve.

 

Duke bërë publike disa dokumente, Briseida Shehaj, Koordinatore e Luftës kundër Korrupsionit, tha se bashki po paguan para për menaxhimin e mbetjeve që nga gushti I vitit të kaluar.

 

Advertisement

BRISEIDA SHEHAJ

KOORDINATORE E LUFTËS KUNDËR KORRUPSIONIT

 

Ky është dokumenti që bëhet për herë të parë publik. Kompania i thotë Bashkisë që keni të drejtë që të depozitoni 15 ditë falas pa paguar asnjë cent. Në datën 23 gusht të 2021 lidhet marrëveshjames Integrated Energji SPV dhe Bashkisë së Shijakut. Më pas hynë në marrëveshje kontraktuale për 5 vite me inceneratorin, ku palët bienë dakord për të paguar 29 euro për 1 ton mbetje.

Advertisement

 

Sipas Shehajt, dokumenti është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Shijakut dhe përgjegjësja e zyrës juridike .

 

Kjo kontratë ka dhe një aneks që është firmosur nga bashkia Shijak, nga zoti Elton Arbana dhe përgjegjësja e sektorit juridik. ata kanë marrë angazhimin për njësitë vendore të qarkut të Durrësit, pasi janë dhe për Durrësin këto. Po i vëmë në dijeni, se Elton Arbana për një Shijak më të pastër se di që ka paguar para. Kjo është një tjetër shkresë ku i thotë bashkisë; këtu keni faturën, situacionet dhe kopjen. Në këtë dokument është rakordimi që është firmosur nga zoti Arbana që vetëm për muajin shtator deturimin që ka bashkia është 14 mijë e ca euro. Është firmosur nga kryebashkiaku.

Advertisement

 

Deklarata erdhi pas deklaratës së bërë nga kryetari i bashkisë së shijakut Elton Arbana, i cili mohoi pagesat për djegien e mbeturinave, duke thënë se ato janë djegur falas në landfillin e Sharrës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy