
Policia e Tiranës ka goditur një grup që shiste drogë në disa zona të frekutentuara të kryeqytetit si në ish-Bllok dhe lokale nate.
3 persona janë arrestuar, ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Advertisement
Konkretisht në pranga ka rënë 25-vjeçari Rei Trimi si dhe u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest në burg” për Vilson Hasanin dhe Mariglen Pupën.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të Tiranës.
Advertisement
Policia arriti që të sekuestrojë drogë, shuma parash 7 celularë si dhe një automjet.