
Policia e Himarës ka arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me automjet për të shitur doza kokaine dhe cannabisi në lokalet e natës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 25”, u arrestuan shtetasit J. Ç., 27 vjeç dhe E. T., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, të ndara në doza, gati për shitje./vizionplus.tv
Advertisement