Shiu përmbyt rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shiu përmbyt rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e shiut të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit.

Vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me praninë e ujit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i hapsirave të kullimit, raporton gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti.

Ndërkohë në bajpasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve.

Nga ana tjetër strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun Dibër ju bëjnë apel banorëve që të njoftojnë për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë orëve në vijim teksa pritet rritja e intensitetit të reshjeve të shiut./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy