Shkodër/ 19-vjeçarin e vranë teksa pinte kafe në lokal, autorët u afruan me motor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkodër/ 19-vjeçarin e vranë teksa pinte kafe në lokal, autorët u afruan me motor

Identifikohet viktima e atentatit te mbremjes se kesaj te diele ne Shkoder. Behet fjale per 19-vjecarin Erjon Xhenje. Sipas policise ai u qellua ne oren 20:10 teksa ndodhej ne nje lokal duke pire kafe.

Autoret u afruan me motor dhe e qelluan te riun duke e lene te vdekur ne vend.

 

Shkodër/Informacion paraprak

Advertisement

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Advertisement

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy