SHKODËR- Bardh Spahia drejt fitores/ Rrezikohet përsëritja e zgjedhjeve?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHKODËR- Bardh Spahia drejt fitores/ Rrezikohet përsëritja e zgjedhjeve?

Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 146 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i Berishës, Bardh Spahia kryeson me 12740 vota, 43.6%.

 

E dyta Majlinda Angoni me 11339 vota, ose 39.6%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 4944 vota, gati 16.7% të votave.

 

Advertisement

Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t’u parë.

 

Pra, që Bardh Spahia të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve duhet ta ketë diferencë 1300 vota ndërkohë që deri më tani e ka 1400.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy