Shkoi për të peshkuar në Liqenin e Prespës/ Mbytet 40 vjeçari nga Devolli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkoi për të peshkuar në Liqenin e Prespës/ Mbytet 40 vjeçari nga Devolli

Shkon për të peshkuar dhe mbytet në ujrat e Liqenit të Prespës së Madhe. Fredi Ceno 40 vjeç nga fshati Bitinckë i Bashkisë së Devollit së bashku me tre persona të tjerë ka shkuar për të peshkuar me grepa në bregun e ujrave të liqenit në fshatin Gollomboç.

 

Në një moment bëjnë me dije burime të siguruara 40 vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për tu larë i vetëm në ujrat e këtij liqeni por nga shokët e tij është vënë re pasiguria në notim nga ana e 40 vjeçarit dhe kanë hyrë për ta shpetuar por duket ka qënë vonë.

 

Advertisement

Ata e kanë nxjerrë në breg por pa shenja jete. Në vendngjatje ka shkuar grupi hetimor dhe ka marrë në pyetje miqtë e tij për të sqaruar rrethanat e kësaj mbytjeje.

 

Trupi pritet të dergohet ne morgun e spitalit të Korçës aty ku mjekët ligjorë zyrtarisht do të bëjnë me dije shkakun e mbytjes.

 

Advertisement

“Pustec/Informacion paraprak

 

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy