Shkoi për t’i dërguar ushqime të afërmit por me vete kishte edhe drogë, arrestohet një person në burgun e Drenovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës.

Burime të siguruara për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku bëjnë me dije se shtetasi me inicialet O.K ka shkuar për të dërguar ushqime një të afërmi të vet i cili ndodhet i dënuar brenda ambienteve të këtij burgu.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë i është gjetur në xhep të bluzës 3 gram lëndë e dyshuar canabis sativa.

Nga ana e policisë së burgut nuk janë bërë me dije me tepër informacione madje nuk është thënë nëse ai ka patur qëllim sasinë e vogël të lëndës ta fuste se bashku me ushqimet brenda burgut apo ka qënë per përdorim vetjak.

Advertisement

I ndaluari në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës është shoqëruar nga grupi i gatshëm drejt komisariatit të Korçës aty ku do të qëndrojë deri kur gjykata të vendosë për të dhe masën e sigurisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy