Shkoi të verifikojë firmat/ PD i përgjigjet Agron Shehajt: Ai nuk njeh bazën e partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkoi të verifikojë firmat/ PD i përgjigjet Agron Shehajt: Ai nuk njeh bazën e partisë

Degët 5 dhe 7 të Partisë Demokratike kanë reaguar  pas nismës së deputetit Agron Shehaj për të verifikuar disa prej firmave të delegatëve që ndodhen në zyrën e Edi Palokës.

 

PD thotë se Shehaj dështoi t’i verifikojë firmat pasi “ai nuk e njeh bazën e partisë dhe nuk e respekton atë”. Në reagim thuhet se “shoë” i Shehajt konfirmon se interesi i tij i vetëm është “protagonizmi personal”.

 

Advertisement

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË:

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.
PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy