Shkolla pa ngrohje, nxënësit në Elbasan bojkotojnë mësimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkolla pa ngrohje, nxënësit në Elbasan bojkotojnë mësimin

Edhe pse mban emrin “Europa”, shkolla e Katundit te Ri ne Elbasan nuk ofron kushtin me elementar sikurse është ngrohja. Teksa temperaturat këtë jave pritet të ulen ndjeshem nxënës dhe prindër bojkotuan sot mësimin në shenjë revolte. Ndonese shqetesimin e tyre ua kanë përcjelle institucioneve kompetenente nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, vecse premtime boshe.

Me kohe pandemie dritaret dhe dyert kerkohen të qendrojnë herë pas here të hapura. E vështire është për 430 nxenesit te zhvillojne mesim me xhupa e doreza.

Prindërit paralajmerojne se nese ne shkolle nuk sigurohet ngrohja, do te bojkotojne zgjedhjet e 25 prillit.

Zgjidhjen keta femije ia kerkojne kryebashkiakut te qytetit Gledian Llatja.

Advertisement

Ata ankohen se edhe pse është njesia administrative që vjel me shume taksa për shkak te ushtrimit te aktivitetit te industrise se rende dhe kombinatit metalurgjik, kjo gjë nuk është përkthyer në investime publike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy